Vendimi i shpallur ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe një numër figurash të njohura shqiptare. Aktgjykimi i 16 shtatorit është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
Pas shpalljes së dënimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme. Shumë artistë dhe personazhe publike kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa disa e kanë kundërshtuar hapur vendimin e Dhomave të Specializuara.
Bora Zemani shkroi: “Turp! Dënohen çlirimtarët! Historia nuk mund të zhbëhet nga asnjë vendim! Sakrifica për liri nuk mund të dënohet!”

Edhe Selin Bollati ka reaguar në rrjete sociale ku ka kundërshtuar vendimin e Hagës.

Benita Zena reagoi duke shpërndarë postimin e Kryeministrit Edi Rama, vetëm me një fjalë të shkruar me germa të mëdha: “MARRE”, .

Kader Kicaj publikoi pamje nga salla e gjyqit duke shkruar: “Jo në emrin tim. UÇK, gjithmonë me ty.”

Edhe Gresa Gashi reagoi shkurt: “Kurrë në emrin tim UÇK”, të shoqëruar me një zemër të kuqe.

Reperja Loredana rishpërndau një postim të Noizyt, ku shfaqet emblema e UÇK-së dhe mesazhi në anglisht: “Fighting for the Kosovo, we call home today.”

Një reagim emocional erdhi edhe nga Loredana Brati, e cila publikoi një fotografi nga koha e luftës dhe shkroi: “Për të disajtën herë një thikë në zemër për ne shqiptarët. Kjo sot s’ishte drejtësi.”

Ndërsa Don Xhoni e përmblodhi reagimin e tij me dy fjali: “Marre. Liria jonë s’o krim.”

Reagimet e personazheve të njohura vijnë në një ditë kur vendimi ka shkaktuar kundërshtime dhe protesta edhe në Prishtinë e Hagë.