Një lajm i trishtë është mësuar mesditën e kësja të enjtjeje pasi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare mjeku i njohur dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti. Raportohet se shkak i ndarjes nga jeta të Ziçishtit, është bërë arresti kardiak.
Ziçishti ishte një emër i njohur në fushën e mjekësisë. Ndërsa ndër vite ka ka dhënë kontribut edhe në politikë, nën siglën e Partisë Socialiste, gjatë periudhës 2013-2017.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale, ku shkruan: U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti. U prehsh në paqe Ylli ynë.