Screenshot
Prej 27 ditësh, sot 28, protestuesit kanë mbushur Tiranën duke marshuar nga Sheshi Skënderbej drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë kërkuar: “Rama burg, Berisha burg”.
Gjatë protestës, një i ri pjesëmarrës ka vënë në dukje se numri i protestuesve po bie dita-ditës, duke shprehur shqetësimin se protesta po humbet vrullin. Sipas tij, kjo situatë duhet pranuar dhe kërkon një ndryshim në mënyrën e organizimit të tubimit.
Ai propozoi heqjen e mikrofonit, tribunës dhe fjalimeve, duke argumentuar se ato nuk po tërheqin më qytetarët. “Doni një mënyrë të bukur me e përshkallëzu protestën, që të vijnë edhe më tepër njerëz në shesh dhe të mos zbehet shpirti? Hiqeni m*tin e mikrofonit, hiqeni tribunën, hiqni fjalimet për Lasgushin. Jemi të gjithë me nerva. E kam lexuar unë Lasgushin në shtëpi para gjumit, nuk mund të flasim për të këtu”, u shpreh ai.