Screenshot
Gazetari dhe ish-banor i BB, Elton Tozaj, ka tërhequr vëmendjen me një postim ironik në rrjetet sociale, i cili duket se i drejtohet këngëtares Soni Malaj.
Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka publikuar një mesazh thumbues ku shkruan: “Sa doli nga Ferma Soni Malaj me bodyguard me vete. Të duket vetja Shakira, po harron që je Shukrie!”, duke e shoqëruar me emoji të qeshur.
Në mbishkrimin e postimit ai shton edhe: “Të kesh 2, një ta mbash, një ta cash!”, duke vijuar me tonin ironik që ka përdorur shpesh gjatë komenteve të tij për personazhet e reality show-t.

Soni Malaj ishte një nga emrat më të komentuar të sezonit të tretë të “Ferma VIP”, ku krijoi dinamika të shumta brenda fermës dhe u bë shpesh pjesë e debateve si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.