Screenshot
Associated Press e ka renditur performancën “Nân” të Alis mes 10 më të mirave të Eurovision Song Contest 2026, duke vlerësuar atmosferën dramatike dhe ngarkesën emocionale të interpretimit në skenë. Në artikullin e saj, AP veçon edhe praninë e aktores Raimonda Bulkugjatë performancës, si dhe momentin kur në ekran shfaqen imazhe të djemve në emigrim, një simbolikë që lidhet me largimin e bijve nga vendi.
“Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press.