Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Kosovën, ku pas një aksidenti automobilistik në Ferizaj ka ndërruar jetë një 13 vjeçar dhe është plagosur një 16 vjeçar.
13 vjeçari i identifikuar nga mediat në Kosovë si Loris Llazi, mësohet se ishte duke drejtuar automjetin tip Mercedes në momentin e aksidentit, teksa 16 vjeçari ndodhej me të në makinë. Familja e tij ka hapur dyert e mortit, dhe ka bërë me dije se i mituri do të përcillet sot për në banesën e fundit në orën 17:00, në varrezat e fshatit Prelez i Jerlive. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 ditën e djeshme.
“Për pasojë vozitësi ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.