Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre individë dyshohen se kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe e kanë sulmuar fizikisht atë.
Nga të dhënat fillestare mësohet se personat e përfshirë në ngjarje janë të rinj, ndërsa për momentin autoritetet nuk kanë bërë të ditura as arsyet dhe as rrethanat konkrete që çuan në këtë sulm.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar procedurat për të zbuluar identitetin e tre të dyshuarve, njëkohësisht po punon për të zbardhur rrethana dhe shkaqet e këtij akti dhune. Hetimet e autoriteteve vijojnë, me qëllim që rasti të dokumentohet tërësisht dhe të sqarohen të gjitha detajet e ngjarjes.
Policia ka reaguar zyrtarisht dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjaren e rëndë të ndodhur dje në Shkodër ku një 23 vjeçare u dhunua brutalisht nga dy persona në banesën e saj.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, ku dy shtetas hynë në banesën e shtetases të identifikuar me inicialet O.N dhe e dhunuan fizikisht. 23 vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërsa autorët e ngjarjes janë ende në arrati.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.