Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme pranë Urës së Vashës, në Klos, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Mat.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Erkin Lika ishte duke kryer aktivitet ngjitjeje me litarë në zonë, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në lumë.
Dyshohet se ai ka rënë në një gropë thithëse në rrjedhën e lumit Mat, nga e cila nuk ka mundur të dalë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra efektivë të forcave të shpëtimit, si edhe palombarët e repartit RENEA, të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
Deri në këto momente, trupi i pajetë i 37-vjeçarit nuk është bërë ende i mundur të nxirret nga uji për shkak të terrenit të vështirë.