Një lajm i bukur ka ardhur së fundmi nga Marin dhe bashkëshortja e tij, Alba, të cilët janë bërë sërish prindër.
Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Alba përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga rrugëtimi i saj gjatë shtatzënisë, si edhe çastin emocionues kur mban në gjoks foshnjën e porsalindur nga shtrati i spitalit.
Përmes këtij postimi, Alba ka zbuluar se kishte zgjedhur ta përjetonte në privatësi këtë periudhë të veçantë gjatë nëntë muajve të fundit. Ajo e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Këtu kam qenë për 9 muajt e fundit… shumë prej jush e gjetën saktë!”.
Pas publikimit të lajmit, ndjekësit kanë bërë urime të shumta për çiftin, duke i uruar shëndet dhe gëzim në këtë kapitull të ri të familjes së tyre.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7686830075848772897?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fshowbiz%2Fe-mbajten-te-fshehte-per-nente-muaj-marin-behet-serish-baba-i401566