Xheneta Fetahu është përfshirë në një përplasje në distancë me analistin Milaim Zeka.
Gjithçka ka nisur pasi Zeka ka komentuar reagimin e Xhenetës që bëri indirkt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”.
Gjatë një interviste në Top Albania Radio i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës ai tha: “absolutisht jo”.
“Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe reagimi i Xheneta Fetahut. Ajo ngre akuza të forta ndaj Zekës, teksa thotë që ai nuk mund të flasë mirë për të sepse ajo nuk ka pranuar që “ta shesë” në Spanjë. Më tej, Xheneta e paralajmëron Zekën duke i thënë: “Mos m’shti met degjeneru”.
“E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.
