Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë zbardhur plotësisht. I riu është transportuar në Spitalin e Durrësit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori i plagosjes është daja i të riut. Motivet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.