Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku Bledar Bakaj shkoi në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij, duke dhunuar babain e saj.
Por 34-vjeçarja ka treguar vuajtjet që ka kalur për disa koha nga bashkëjetesa me Bakajn, që siç thotë ajo është daja i deputetes së PS, Zegjine Caushi.
Në një intervistë për News 24, ajo thotë se Bledar Bakaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, madje edhe e ka përdhunuar.
Sipas saj, me Bledar Bakajn u njoh nga halla dhe arsyeja ka qenë pasi ai i kishte premtuar punë, pasi e reja kishte nevojë për para për të blerë ilaçe për babain.
“Mu shfaq një si doktor, me përparëse. Ai doli nga prapa, me merr prej gurmazi më fut në makinë dhe merr ne telefon babain. I thotë babait që kam marrë ambulancën, por nuk ishte ambulancë. Më ka çuar në Levan, më ka futur nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më ka marrë zvarrë, më ka çuar te e motra. Më ka çuar në varreza më thoshte, këtu është vendi jot”, tregon vajza e re.
Sipas saj, Bledar Bakaj është edhe daja i deputetes Zegjine Çaushi, madje thekson se është takuar me të, por thotë se ajo nuk ka faj.
“Është daja i Zegjinëse drejtpërdrejt. E kam takuar pas dy ditësh. Do na fusë në telashe tha. Se unë nuk mbaj përgjeshi për dajat ca bëjnë”, tha 34-vjeçarja.
Më tej ajo thotë se ajo e kërcënonte vazhdimisht, duke i thënë se po tregova “varrin e ke hapur”.