Egli Tako feston 29-vjetorin e lindjes dhe këtë ditë të veçantë ka zgjedhur ta shënojë me një dedikim emocional për veten.
Në Instagram, Egli ka publikuar një imazh bardhezi ku shfaqet përballë versionit të saj të vogël, të shoqëruar me vitin 1997, duke krijuar simbolikisht një takim mes së shkuarës dhe së tashmes.
“Vajza e vogël! Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?”, nis mesazhi i saj.
Teksa feston vitin e fundit të të 20-ave, Egli falënderon vajzën që ka qenë dikur për faktin që nuk është dorëzuar dhe ka vazhduar të ndjekë ëndrrat e saj.
“Sot, janë të 20-at e tua të fundit, dhe unë dua të të falënderoj si rrallëherë që s’u dorëzove kurrë të shkruanim së bashku, kapitullin më të bukur të gjithë jetës! Ty të detyrohem shumë!”, shkruan ajo.
Në fund, Egli ia uron ditëlindjen vetes me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen! Shumë dashuri, From me, to you!”

Një dedikim nostalgjik dhe personal, përmes të cilit Egli Tako në ditëlindjen e 29-të rikthehet te vajza që ishte dikur dhe ëndrrat me të cilat nisi rrugëtimin e saj.