Humbja tragjik e dy djemve shqiptarë nga aksidenti me motor në Kretë, ka lënë pas një plagë të madhe të hapur për familjarët, miqtë dhe të afërm të tyre.
Pas reagimit prekës të bërë nga motra e Edisonit, me dhimbje e lot në sy ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili emocionin me fjalët.
Vëllai i Edisonit nxjerr në pah se për 7 vite ndanë të njëjtën çati, ndërsa sot ata u ndanë përgjithmonë fizikisht, duke shtuar se fotografia e 28-vjeçarit do të jetojë gjithë jetën në trupin e tij.
“Edison vëllai im do më mungosh shumë, kemi 7 vjet bashkë me një shtëpi dhe sot u ndamë përgjithmonë por ti nuk do ndahesh kurrë nga zemra ime. Ne të dy kemi ndarë shumë gjëra bashkë, ti gjithmonë më shumë doje të më ndihmojë mua se sa veten tënde. Ti për mua ke bërë shumë gjëra që unë nuk munda kurrë ta shpërbleja. Ti nuk je më mes nesh, por nga zemrat e shpirti ynë nuk do dalësh kurrë. Ti do jesh në zemrën time gjithmonë, fotografia jote do jetë gjithmonë në trupin tim vëlla u prefsh në paqe” shkruan vëllai i Edisonit në postimin e tij, raporton newsbomb.al.
Zemërthyer për humbjen tragjike të dy të rinjve shqiptar, ka reaguar dhe miku i Aleksandër Toçilës që humbi jetën bashkë me Edison Xhakën.
Nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjet, miku i , 34 vjeçarit shkruan se nuk u besoi dot syve kur lexoi lajmin për vdekjen e Aleksandrit. Teksa kujton kohërat e veçanta që kaluan së bashku, miku i Aleksandër Toçilës vijon reagimin e tij duke shtuar se do u tregojë të gjithëve që ai ishte shembull i çunërisë shqiptare me buzëqeshjen që u shua por që nuk do harrohet kurrë.