Policia në New Jersey ka gjetur një mënyrë gjeniale për të identifikuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, kryesisht ata që përdorin telefonin gjatë kohës që ngasin makinën.
Oficerët e Departamentit të Policisë janë veshur si shkurre të mëdha dhe qëndrojnë pranë pemëve për të parë shkeljet që bëjnë shoferët dhe më pas për t’i gjobitur ata.
Drejtori i Çështjeve Ligjore në Shtëpinë e Bardhë, Shlomo Shor, me anë të një postimi në platformën “X” ka raportuar se kjo metodë ka rezultuar efektive dhe se brenda një afati kohor prej gjashtë orësh, policia ka arritur të gjobisë 74 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Le të jetë kjo një kujtesë: Ky mesazh ose njoftim mund të presë. Mbani sytë te rruga, jo te ekrani!”, shkruhet në postim.