Artisti shqiptar nga Kosova Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka befasuar me reagim të bërë së fundmi në rrjet.
Përmes një videoje të postuar ditën e sotme në Instagramin e tij, Gjesti shprehet se do të heqë dorë nga zhaneri i muzikës që ai bën, duke shtuar se do kalojë të këndojë nëpër dasma.
Në reagimin e tij që është marrë për ironi në rrjet, fituesi i “BBVA4” thotë se muzika reggaeton nuk ka fitim të mirë, ndaj ai shton se do të performojë nëpër dasma.
“Dua të lë muzikën reggaeton, do kaloj nga dasmat. Reggaeton nuk ka lekë hiç, 2 milion për dy ditë, nuk ha bukë” thotë Gjesti në videon e publikuar ditën e sotme në Instagram.