Një aksident tragjik me motor i ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kretë të Greqisë, i mori jetën në një moshë të re dy shqiptarëve, humbja e të cilëve ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjarët e miqtë e tyre.
Zemërthyer për humbjen e vëllait të saj në moshën 28-vjeçare, ka reaguar motra e Edison Xhakës e cila rrëqeth me fjalët e saj, raporton newsbomb.al.
Reagimi i motrës së Edisonit:

“Është e pa besueshme ikja jote vëllai jonë. Pse o zot na e more vëllanë kaq të ri? Pse nuk e le të bashkë me ne? Por Zoti të paska dashur pranë vetes, po për ne na le një plagë të madhe që nuk do të shuhet kurrë. Do jesh gjithmonë në zemrat tona. Do jesh engjëlli jonë që do na shikosh nga larg. Do na mungosh gjithë jetën” shkruan motra e Edisonit.
Siç raportuam dhe ditën e djeshme, familja Xhaka ka hapur dyert e mortit te djali i madh i familjes. Ndërsa familja e Aleksandër Toçilës që vdiq bashkë me Edisonin, pret vizita në zyrën e shoqatës shqiptare Kisamo “Kastel”.