Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të axhës së nënës së tij, Muhamet Hetemit.
Përmes një postimi prekës në Instagram, Mozzik ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë të ndjerit, të cilin e thërriste me përkëdheli “Meti”.
“Lamtumirë, Meti! Na la sot axha i nanës, Muhamet Hetemi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, në ora 14:30, në fshatin Sojevë”, shkruan reperi.
Krahas njoftimit, Mozzik ka shprehur edhe mirënjohjen për dashurinë dhe kujdesin që kishte marrë prej tij ndër vite.
“Do të të kujtoj gjithmonë për dashurinë, mirësinë dhe urtësinë që ma ke dhënë çdoherë. Të qoftë dheu i lehtë, Meti. Të fala Gjyshit shumë!”, ka përfunduar ai, duke e shoqëruar mesazhin me emoji prekëse.

Postimi shoqërohet me një fotografi të përbashkët, një kujtim që reperi ka zgjedhur ta ndajë publikisht në këtë moment të vështirë për familjen e tij.