Screenshot
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një mesazh ofendues që ka marrë nga një përdorues i rrjetit social.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory, shihet se një person i është drejtuar Efit me fjalë fyese, duke e quajtur “një copë k*rvë”.
Por Efi nuk e ka lënë pa përgjigje. Në vend që të përfshihej në një debat, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi, duke korrigjuar mënyrën se si ndjekësi kishte formuluar ofendimin.
“Thuhet ‘ti je një copë k*rvë’, jo ‘ty je’”, i është përgjigjur ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të bardhë.
Më pas, Efi e ka publikuar bisedën në InstaStory, duke shkruar: “He tani mos më mërzisni… mësoni të shpreheni”.

Me këtë reagim, ish-banorja e BBVIP ka treguar se ka zgjedhur ta përballojë ofendimin përmes sarkazmës, duke e kthyer vëmendjen nga fyerja te gabimi gjuhësor i personit që i kishte shkruar.