Policia ka arrestuar pas rreth dy orësh në Kamëz 68-vjeçarin Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, pasi dyshohet se konflikti mes çiftit ka nisur brenda banesës së tyre. 58-vjeçarja është qëlluar barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, duke humbur jetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.