Detaje të reja janë bërë publike lidhur me hetimin për rrjedhjen dhe shpërndarjen në internet të videove intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila.
Sipas raportimeve, policia ka marrë deklaratën e një këngëtari të ri, të identifikuar me inicialet G.H., i cili më herët ka qenë pjesë e një talent show për fëmijë dhe që pretendohet se shfaqet në disa prej pamjeve intime me kompozitorin.
I riu ka deklaruar para policisë se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ajo ka nisur në një kohë kur ai kishte arritur moshën madhore.
Hetimi ka nisur pas publikimit dhe qarkullimit në rrjet të disa materialeve intime. Më herët, një këngëtare nga Kosova ka bërë denoncim në polici për shpërndarjen e videove, duke deklaruar se, sipas saj, Adrian Hila nuk është personi që i ka publikuar materialet.
Në dëshminë e saj, përgjegjësia për nxjerrjen e videove i është atribuar një personi tjetër, të cilin ajo pretendon se e ka identifikuar me emër.
Ndërkohë, sipas raportimit, Adrian Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”.
Hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën e regjistrimit, marrjes dhe shpërndarjes së materialeve, si dhe për të përcaktuar personat që mund të mbajnë përgjegjësi për publikimin e tyre.