Do të përcillet sot për në banesën e fundit i riu Fatjon Rexhepi që u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në tarracën e banesës së tij.
Lajmi u mësua nga reagimet e bëra nga të afërmit e 29-vjeçarit në Facebook të cilët bëjnë me dije se varrimi i të riut do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00 në varrezat e fshatit Rakaj.
Vetëvrasja e të riut ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjen e tij, veçanërisht për vëllain e Fatjonit, i cili thuhet se e gjeti atë të varur e pa shenja jete në tarracë.
Ndërsa raportohet se viktima jetonte vetëm me nënën. Mirëpo natën e kaluar Fatjoni mbeti vetëm në shtëpi pasi nëna ndodhej tek motra e saj, e ai kreu aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës në lule të rinisë.
