Reperi i njohur kanadez, Drake, duket se është mjaft i lidhur me Shqipërinë, pasi sërish ka postuar në rrjetet sociale simbolika që lidhen me vendin tonë.
Pas daljes me xhaketën me shqiponjën, Drake ka zgjedhur një tjetër simbolikë shqiptare, duke veshur një bluzë të bardhë ku në pjesën e pasme shfaqet figura e një prej ushqimeve më të njohura në vend: buka me djathë e domate.
Duket se reperi ka një “fiksim” me simbolet shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me elemente të tilla, pasi më parë ka veshur një xhaketë me flamurin shqiptar.
Në këngën e tij “Polar Opposites”, ai shfaqet po ashtu me xhaketën kuqezi dhe i dedikon një varg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës: “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”.