Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-i fejuari është liruar.
Pas rrethimi të zonës nga RENEA, Refit Buzi ka lëshuar 24-vjeçaren dhe po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.
Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalina Plakun 24-vjeçe dhe u largua pa gjurmë.
Familjarët thonë se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë.
Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalina studionte për infermiere.