Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër ku bëhet me dije se një 13-vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është abuzuar seksualisht nga disa persona. Në një gjendje të rënduar psikologjike e mitura prej një jave ishte larguar nga Shkodra dhe falë reagimit të shpejtë të autoriteteve është gjetur në Tiranë.
Në sajë të ngjarjes, e cila u zbulua pas denoncimit të bërë nga e ëma, bëhet me dije se deri më tani janë vënë në pranga paktën 4 shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13 vjeçaren.
Në disa prej rasteve, dyshimet janë se abuzuesit i kanë dhënë para të miturës kundrejt marrëdhënies intime, si dhe për të ndikuar që e mitura të mos denonconte.
Si u zbulua ngjarja e rëndë:
Si zakonisht, në një ditë normale, para dy javësh e mitura u përcoll nga nëna e saj në një prej shkollave private ku mësonte prej afro 4 vitesh në Shkodër që pas kthimit nga Amerika ku kishin jetuar më përpara.
Një mëngjes, 13 vjeçarja, gjeti mundësinë që të largohet nga shkolla duke mos u futur fare në mësim. Ajo doli nga koridori i shkollës dhe udhëtoi me autobus drejt Tiranës. Sipas hetimeve del në pah se ajo kihste udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.
Në gjithë këto qytete e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm ku një pjesë janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim.
Nga hetimet 13 vjeçarja ka lëvizur e vetme herë me autobus dhe herë me taksi.
Në sajë të hetimeve të deritanishme raportohet se e mitura nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë të kenë qenë të detyruara apo të jenë bërë nga një persomn për ta shfrytëzuar. Abuzuesit thuhet se e kanë njohur rastësisht duke kryer marrëdhënie intime me të.
Aktualisht, 13 vjeçarja ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social ndërsa bëhet me dije se rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane.
Ndërkaq mësohet se babai i saj është i dënuar me burg ndërsa e mitura jetonte me nënën.
Kjonuk ëhstë hera e parë që e mitua kishte ikur nga shtëopia. Bëhet me dije se dhe më përpara kishte ikur nga shtëpia por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer. Kësaj radhe “zhdukja” e saj ndërmori këto veprime të rënda.
Vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.
Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit. Ajo ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptar të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër.
Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13 vjeçaren ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese.
Ndërsa bëhet me dije se Policia e Shtetit akoma nuk e ka përmbyllur aksionin dhe në ditët në vijim pritet komunikata për shtyp.