Anaid Kaloti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas disa postimeve të publikuara në InstaStory, ku foli për marrëdhëniet në çift, ndarjen e shpenzimeve dhe mënyrën se si, sipas tij, meshkujt shqiptarë “kanë llastuar” vajzat ndër vite.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një prej frazave të përdorura prej tij në fund të reagimit: “Nëse ndihemi europian, mos të sillemi si arab!”, deklaratë që u komentua gjerësisht online dhe u konsiderua nga shumë ndjekës si fyese dhe problematike.
Në postimet e tij, Kaloti shprehet se meshkujt duhet të ndalojnë së paguari gjithçka në një lidhje dhe sugjeron që vajzat të mbulojnë 50% të faturave, në mënyrë që, sipas tij, të kuptojnë më shumë vlerën e parasë dhe sakrificën për ta fituar atë.
Ai kritikon gjithashtu vajzat që kërkojnë luks dhe trajtim special pa kontribuar financiarisht në raport, duke shtuar se “barazia gjinore duhet të vlejë edhe para faturës”.

