Bullgaria është shpallur fituese e Eurovision Song Contest 2026. Këngëtarja DARA triumfoi në finalen e madhe të mbajtur në Vjenë me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar plot 516 pikë dhe duke lënë pas Izraelin, që u rendit i dyti me 343 pikë.
Në vendin e tretë u pozicionua Rumania me 296 pikë, ndërsa Australia dhe Italia plotësuan pesëshen e parë të renditjes finale.
Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e mbylli Eurovision 2026 në vendin e 13-të me 145 pikë. Performanca shqiptare arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe dhe u komentua pozitivisht në rrjetet sociale për interpretimin emocional dhe vokalin e artistit.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar përjetoi një tjetër zhgënjim në Eurovision, pasi u rendit e fundit me vetëm 1 pikë në total.
Renditja e plotë e Top 10:
- Bullgaria – 516 pikë
- Izraeli – 343 pikë
- Rumania – 296 pikë
- Australia – 287 pikë
- Italia – 281 pikë
- Finlanda – 279 pikë
- Danimarka – 243 pikë
- Moldavia – 226 pikë
- Ukraina – 221 pikë
- Greqia – 220 pikë
Ky edicion i 70-të i Eurovision-it u zhvillua në Vjenë dhe solli në skenë 25 shtete finaliste, me performanca spektakolare, skenografi moderne dhe shumë emocione deri në shpalljen e fituesit.