Një situatë e rëndë dhe skandaloze është regjistruar në shkollën 9 vjeçare “Isa Boletini” në zonën e “Insititutit Bujqësor”, pranë Kamzës.
Ku disa prindër kanë denoncuar pranë emisionit “STOP”, sjelljen aspak të hijshme të mësueses kujdestare, Rudina Mbjeshova ndaj nxënësve të klasës së parë. Prindërit janë shprehur se fëmijët ofendohen dhe bullizohen vazhdimisht gjatë orës së mësimit.
Pas kësaj deklarate përmes regjistrimit me audio është konstatuar një situatë tepër shqetësuese dhe e përsëritur vazhdimisht në klasë. Mësuese Rudina përdor etiketime të rënda me nxënësit, si “torollake” “budallenj” madje edhe edhe mallkime të tipit “vdeksh”.
Në një situatë pasi pyet një prej nxënësve për disa mbledhje matematikore, dhe ajo nuk i përgjigjet saktë mësuesja e mallkon dhe e quan torrollake, si atë dhe nxënësit e tjerë.
Klasa e parë për këta nxënës është kthyer në një ambient tensioni e frike, ndryshe nga sa duhet të ishte një ambient i ngrohtë për t’i mirëpritur në “rrugën” e gjatë të dijes. Por përkundrazi nuk ndodhi kjo. Për më tepër raportohet që mësuesja të ketë përdorur sjellje bullizuese dhe denigruese për pamjen fizike të tyre, si edhe për prejardhjen e familjeve.
Pjesë të shkëputura nga regjistrimi audio gjatë orës mësimore:
Mësuesja: Sa here e ke lexuar mësimin po të pyes
Nxënësja: 1 herë
Mësuesja: 1 herë, vdeksh! Si mo një herë?! 7 plus 6 sa bëjnë?
Nxënësja: 15
Mësuesja: Sa re sa?
Nxënësit: 13
Mësuesja: 13 mo nga io gjeti 15 kjo? Moj ti torollake, 5 plus 9?
Po lëri mor fjalët të thashë, ua…
Ktheu re para ti, po se ngrita zërin të më dalë fyti mua nuk mbushni juve.