Screenshot
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka shqetësuar ndjekësit me postimin e fundit në rrjetet sociale. Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ajo shfaqet e shtrirë ndërsa tregon se nuk ndihet mirë me gjendjen e saj shëndetësore.
“Ky mëngjes na gjeti shumë të sëmurë, ose na zunë ‘mallkimet’ tuaja, jam akoma në mëdyshje. Gjithsesi, ditën kur do të më kuptoni, e ndjej që do të jetë e largët. Deri atëherë, mos harroni… Sholina prap ju dooo!!”, shkruan Selini në postimin e saj.

Mesazhi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë komente dhe mesazhe mbështetëse për fituesen e edicionit të pestë të reality show-t më të ndjekur në vend. Shumë prej tyre kanë interpretuar fjalët e saj si një reagim ndaj kritikave dhe komenteve që ajo ka marrë pas përfundimit të spektaklit.
Pavarësisht situatës, Selini duket se ka zgjedhur ta përcjellë gjithçka me tone ironike dhe me një mesazh dashurie për ndjekësit e saj.