Menjëherë pas deklaratës së Arnoldit se kishtr kërkuar ADN, pas dyshimeve për atësinë e fëmijës, është përgjigjur Katerina. Ajo ka deklaruar se Arnoldi kurrë nuk e ka kërkuar këtë, por edhe nëse do ta kërkonte, nuk do të merrte përsipër asnjë procedurë që mund të dëmtonte foshnjën e saj dhe se provat do t’i japë më vonë.
Ajo pohon se fëmija është i tiji dhe se reagimet e Arnoldit janë për të ‘mbuluar’ mungesën dhe mosinteresimin si për të, ashtu edhe për foshnjën.
“Vendosa të shpreh edhe unë të vërtetën time, përderisa arritëm në këtë pikë me ish-lidhjen time. Si gjithmonë, po tregon sa i zhytur është në gënjeshtër dhe në urrejtjen që ushqen për mua, sepse nuk i dolën hesapet ashtu siç i priste dhe vazhdon të hedhë baltë mbi personin tim dhe familjen time.
Fëmija është 100% i tiji, e njeh shumë mirë. Ai e ka deklaruar edhe vetë, shikoni intervistat. Dhe sa për dy lidhjet e mia të njëkohshme, siç thotë pa pikë turpi, ju bëj të ditur (edhe pse është shumë personale) se s’kam pasur kurrë në të njëjtën kohë tjetër lidhje.
Sapo krijova marrëdhënie me të, i kam qenë besnike të gjithë këto kohë dhe këtë mund ta vërtetojnë edhe njerëzit që na shikonin ditë për ditë bashkë.
Nëse ka fakte, t’i paraqesë me emra etj.
Po s’ka!
Sa për ADN-në, nuk më është kërkuar, por as nuk do ta vija foshnjën time në rrezik që t’i vërtetoja egoizmin e sëmurë këtij personi. Por, me kismet të Zotit, do t’jua jap edhe me fakte!”, shkruan Katerina në përgjigje të deklaratës së Arnoldit.