Screenshot
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram. Artistja publikoi një InstaStory ku shfaqej një buqetë me lule dhe një kartolinë emocionuese, dhuratë nga Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Kosova”, dhe partneri i saj, Dj Gimbo.
Në mesazhin e shkruar për Dafinën thuhej:
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, sidomos pasi vetëm pak kohë më parë Dafina Zeqiri zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël artistja e dha gjatë koncertit të saj “Supernova” në Tiranë, ku surprizoi fansat duke treguar se djali i saj, Daskani, do të bëhet vëlla i madh.
Në koncert, Dafina u shpreh me humor:
“Sonte kam performuar vetë e dyta” dhe shtoi se me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, “po bëjnë një skuadër futbolli”.