Screenshot
Selin Bollati ka shqetësuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me postimin e fundit në Instagram. Fituesja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto ku shihet me fashë në dorë, ndërsa ka lënë të kuptohet se nuk po kalon momentet më të mira.
“Ta puth syrin e keq ty që na kputeeeee, edhe ty Sholina të do mos e vrit mendjen…”, ka shkruar Selini në InstaStory, duke shoqëruar postimin me një emoji që tregon lodhje dhe mërzitje.

Edhe pse nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e saj, postimi ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit, të cilët kanë nisur komentet dhe mesazhet për ta pyetur çfarë ka ndodhur.
Kujtojmë që Selin Bollati vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, ku fitoi vëmendje të madhe nga publiku.