Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Ajo ndan me ndjekësit e saj të shumtë momente të ndryshme, ku sigurisht nuk mundojnë fotot apo videot me partnerin, Mateo Borrin.
Por së fundmi, Brikena ka publikuar një fotografi në “Instastory”, e cila ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Modelja ka pozuar me nënën e Mateos dhe krahas imazhit të postuar në rrjetet sociale, ajo shkruan:
“Me mbretëreshën”.
Komentet kanë qenë të shumta në këtë postim, por sigurisht që vëmendjen më të madhe e mori ai i ish-finalistit të BBV 5, i cili shkruan:
“Zemrat e mia”.