Screenshot
Moderatorja Sara Gjordeni, ka ndarë një lajm shumë personal dhe emocionues gjatë episodit të parë të sezonit të ri të “She’s on Top”.
Pak çaste përpara se të ftonte konkurrentet në skenë, Sara mori vetëm 20 sekonda kohë për të zbuluar një lajm të ëmbël që surprizoi publikun: ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin e njohur Bardhi.
Ky moment u prit me shumë emocion, duke kthyer nisjen e spektaklit jo vetëm në një mbrëmje gare, por edhe në një moment të veçantë për jetën personale të moderatores.
Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi në sytë e publikut gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother”, aty ku lidhja e tyre mori jetë dhe u kthye në një nga çiftet më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar. Tashmë, familja e tyre pritet të zgjerohet sërish me ardhjen e një fëmije të dytë, duke e bërë këtë lajm edhe më të veçantë.