Screenshot
Leka ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij, duke publikuar edhe fotot e para nga materniteti pas ardhjes në jetë të djalit të tij, Princ Aleksandrit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Oborri Mbretëror Shqiptar bëri të ditur se vogëlushi ka lindur këtë të premte, më 10 korrik 2026, në orën 11:11, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Në njoftim thuhet se djali i Princ Lekës dhe Princeshë Blertës është pagëzuar me emrin Princ Aleksandër, ndërsa ka lindur me peshë 3 kilogramë e 115 gramë.

Po ashtu bëhet e ditur se si nëna, Princeshë Blerta, ashtu edhe vogëlushi gëzojnë shëndet të plotë.
Në fund të mesazhit, Princ Leka dhe bashkëshortja e tij kanë shprehur mirënjohjen ndaj ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të veçantë.
