Luljeta Gllava, 44 vjeçe, rezulton e humbur prej 5 ditësh në Tiranë. Sipas të dhënave të familjarëve, ajo jetonte me nënën dhe motrën e saj, pasi prej dy muajsh ishte e ndarë nga bashkëshorti. Familja ka ngritur shqetësimin pasi prej largimit nga banesa nuk ka pasur më kontakte me të dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në deklaratën e bërë nga të afërmit thuhet se hera e fundit që Luljeta është parë ka qenë pranë vëllait të saj në zonën e Yrshek në Tiranë. Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe po bëjnë apel për çdo person që mund të ketë informacion mbi lëvizjet e 44-vjeçares.
Kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e Luljeta Gllavës mund të kontaktojë në numrat 068 252 5766 dhe 068 201 0807, ose të njoftojë Policinë. Familja shpreson që çdo informacion i mundshëm të ndihmojë në gjetjen e saj.