Ministria e Mbrojtjes ka vendosur pezullimin për operacionin e kërkimit të personit që u shpall i zhdukur, nga shpërthimi i pallatit në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se pezullimi ka ndodhur për shkak se pallati paraqet një rrezikshmëri të lartë. Sakaq, Hamit Ibro, 69-vjeç, është pronari i apartamentit në katin e tretë ku dyshohet se nisi shpërthimi i bombolës së shtëpisë së tij dhe hodhi në tokë pallatin.
Kujtojmë se ditën e sotme qyteti i Elbasanit u përballë me një fatkeqësi, ku një pallat shpërtheu nga flakët. Deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë 83-vjeçare, me emrin Hatixhe Berisha, ndërsa 10 persona kanë mbetur të asfiksuar, mes tyre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”, e njohur ndryshe edhe si lagjja e Kinezëve, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një nga apartamentet.