Screenshot
Pas zhurmës së madhe që shpërtheu në rrjet lidhur me rastin e Pranvera Mollajt, ka reaguar edhe shoqja e saj, blogerja Geralda Koçiaj. Përmes një deklarate të gjatë në InstaStory, ajo ka sqaruar pozicionin e saj mes akuzave dhe dyshimeve që po qarkullojnë publikisht për gjendjen shëndetësore të Pranverës.
Geralda thotë se ka heshtur deri më tani për të respektuar gjendjen shëndetësore të shoqes së saj, ndërsa thekson se e vetmja arsye pse ka shpërndarë videot dhe apelët për ndihmë ka qenë për ta ndihmuar financiarisht në mbledhjen e shumës për operacionin.
“Kjo situatë në vazhdim i takon Pranverës dhe familjes së saj. Unë, si shoqe, kam kryer detyrimin moral që i vendosa vetes”, shkruan ajo.
Në reagimin e saj, Geralda deklaron se nuk do të japë më shpjegime publike për këtë çështje, por shton se është e bindur që Pranvera është e sëmurë, pasi sipas saj e ka ndjekur nga afër situatën që prej tetorit të vitit 2025.
“Vijueshmëria e kësaj situate nuk më përket mua”, përfundon ajo në mesazhin që ka bërë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar akuza dhe pretendime se Pranvera Mollaj mund të ketë mashtruar lidhur me sëmundjen e saj dhe mbledhjen e parave për kurim, çështje që ka shkaktuar reagime të shumta online.