Gjovalin Lazri është shqiptari i cili mbeti i vrarë në Itali pasi pronari i një shtëpie ku i riu kishte hyrë për të grabitur, e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e nxjerrë nga mediat italiane, ky është shqiptari i cili u qëllua për vdekje në tentativë për të grabitur shtëpinë e italianit Roberto Mollo. Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë dhe pritet që autopsia të hedhë dritë mbi vdekjen e tij.

Gjovalin Lazri
Ashtu siç raportuam dhe mëngjesin e djeshëm, shqiptari rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa nuk dihet akoma konkretisht se për cilat vepra penale.
Ndonëse ditën e djeshme i riu shqiptar u raportua si 25-vjeçar, disa media italianee kanë identifikuar atë si 35-vjeçar. Megjithatë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e saktë të shqiptarit po vijojnë dhe pritet të kemi informacione më të detajuara në vijim.
Si ndodhi ngjarja e rëndë:
35-vjeçari i kapi në befasi hajdutët në oborrin e shtëpisë së tij në fermë, e cila ishte duke u rinovuar në Via Roma, në Baldissero d’Alba.
Ishte ora 2:00 e mëngjesit dhe jashtë ishte errësirë, kur pronari i godinës që u tentua të grabitej, ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë. Në këto rrethana thuhet se ai mori armën e tij dhe doli për të parë se çfarë po ndodhte.
Me të dalë jashtë, 35-vjeçari (pronari i shtëpisë) u gjend përballë një bande grabitësish, rreth pesë personash, ndaj të cilëve hapi zjarr duke i marrë jetën njëri prej tyre, shqiptarit i cili sot u identifikua si Gjovalin Lazri.
Prokuroria e Astit ka hapur një hetim për vrasje, ndërsa 35-vjeçari është nën hetim në gjendje të lirë. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat u përdor arma.
Ndërkohë, trupi i 36-vjeçarit shqiptar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Torino, ku pritet të kryhet autopsia.