Screenshot
Një skeç humoristik që preku protestën ka ndezur debat në rrjet, ku komentuesit nuk u kursyen aspak në reagimet e tyre.
Nga ironia te kritikat e drejtpërdrejta, komentet tregojnë se për një pjesë të publikut kufiri mes humorit, provokimit dhe asaj që perceptohet si “e tepërt” është bërë gjithnjë e më i hollë.
“S’keni lënë pjesë të trupit pa shitur”, shkruan një prej komentuesve, ndërsa të tjerë e shohin këtë lloj humori si një tjetër mënyrë për të goditur realitetin social shqiptar.
Në rrjet, si gjithmonë, protesta nuk mbaron kur mbyllet kamera. Vazhdon në komente.


