Pas ndarjes së bujshme nga Jashari që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, influencerja e njohur Hati duket se ka vendosur të lërë pas të kaluarën dhe të hapë një kapitull të ri në jetën e saj.
Sipas një postimi të bërë nga faqja “JoqAlbania” në Instagram, po qarkullojnë disa pamje ku ajo shihet në shoqërinë e një personi të ri.
Në fotot e publikuara, Hati dhe djali në fjalë shfaqen duke shkëmbyer momente mjaft të afërta me njëri-tjetrin në një ambient publik. Këto imazhe kanë mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se Hati ka mbyllur kapitullin e së shkuarës dhe ka nisur një histori të re dashurie.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga vetë Hati lidhur me këto thashetheme. Megjithatë, këto pamje kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer emrin e saj në qendër të vëmendjes së medias rozë, duke bërë që ndjekësit të komentojnë se “dashuria ka gjetur sërish rrugën e Hatit”.