Kumrie Zika, një hajdute seriale që është kthyer në makthin e bizneseve në Tiranë, ka shënuar goditjen e radhës. Këtë herë, pre e skemës së saj ka rënë një pikë këmbimi valutor dhe transferta parash te zona e “Varrit të Bamit”.
Zika nuk përdori dhunë apo thyerje, por u paraqit thjesht si një vajzë e interesuar për t’u punësuar. Sapo pronarët e morën në punë, ajo nuk humbi kohë. Ditën e parë, sapo kolegu u shpërqendrua për vetëm pak sekonda, ajo futi duart në arkë, mori plot 5,000 euro dhe u zhduk me shpejtësi nëpër rrugica.

Ky nuk është një emër i panjohur për publikun. JOQ Albania ka publikuar shpesh denoncime nga pronarë të ndryshëm lokalesh e bizesesh në Tiranë, të cilët paralajmëronin për “Kumin” (Kumrie Zikën). Sipas denoncimeve të mëparshme në JOQ, ajo futej si kamariere në ditë prove dhe, pa mbushur as 3 orë punë, zhdukej duke marrë me vete xhiron ditore dhe paratë e kasës.
Arratia e saj te “21 Dhjetori” këtë herë zgjati vetëm pak orë, pasi policia e identifikoi menjëherë nga kamerat dhe e prangosi.
Ajo që e bën edhe më qesharake ngjarjen është se Kumria rezulton të jetë fytyrë publike. Ajo ka qenë e ftuar shpesh në televizione të ndryshme si “eksperte punësimi” dhe opinioniste për të folur për të drejtat e punonjësve dhe tregun e punës, ndërkohë që në jetën reale “ekspertiza” e saj ishte se si të zbrazësh arkat e bizneseve./ JOQ Albania