Screenshot
Antonela Berisha ka reaguar pasi emri i saj është përfshirë në diskutimet që po bëhen në rrjet rreth një videoje intime, ku shfaqet një vajzë që sipas disa përdoruesve ka ngjashmëri me të dhe një mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet.
Përmes disa postimeve në Instagram, Antonela ka mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në pamje, duke publikuar edhe një fotografi për të mbështetur sqarimin e saj.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar ajo.
Antonela ka renditur edhe disa dallime fizike që, sipas saj, tregojnë se vajza në video nuk është ajo. Ajo thotë se personi në pamje ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, si dhe një nishan në qafë që Antonela pretendon se nuk e ka.
Në vijim, ajo ka publikuar edhe një fotografi të barkut të saj, duke treguar një nishan pranë kërthizës, i cili sipas saj nuk është i pranishëm te vajza që shfaqet në video.
Në një tjetër postim, Berisha ka përmendur edhe një detaj shtesë, duke thënë se vajza në pamje mban një unazë martese.
Antonela ka theksuar se reagimi i saj nuk lidhet me përmbajtjen intime të videos, por me faktin që, sipas saj, po identifikohet gabimisht.
“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.

Në fund, Antonela ka paralajmëruar se personat apo faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video mund të përballen me përgjegjësi për publikimet e tyre.
Ajo e ka mbyllur reagimin me një mesazh kundër cenimit të privatësisë, duke theksuar se jeta intime e të rriturve nuk duhet të përdoret për turpërim apo shpërndarje pa pëlqim.
