Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në fshatin Zërvaskë në Pogradec, ku një elektricist ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi Agim Beqiri, rreth 60 vjeç. Dyshohet se ai po ndërhynte për të riparuar një linjë elektrike që kishte pësuar defekt, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, e cila do të japë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje tragjike.