Një e moshuar në Pogradec dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati pranë xhamisë së qytetit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, kjo nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, u bë e mundur ndalimi i të moshuarës, e cila aktualisht po merr kujdes mjekësor në banesën e saj.
Fqinjët, të cilët kanë folur jashtë kamerave, bëjnë me dije se gruaja kalon pjesën më të madhe të kohës e mbyllur në apartament dhe jeton së bashku me vajzën e saj.