Screenshot
Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberije Hadergjonaj, ka ndarë me ndjekësit një dhimbje të madhe personale, pasi ka humbur mikeshën e saj të ngushtë, Donike Gocaj, e cila ndërroi jetë tragjikisht në New York.
Përmes disa “Instastory”-ve prekëse, Alberija ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikeshës së saj, duke publikuar foto dhe mesazhe emocionuese në kujtim të saj.
“Me këpute shpirtin me ikjen tënde zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh mikja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty”, shkruan artistja në një nga postimet më prekëse.

Në një tjetër postim, Alberija ka shpërndarë lajmin e mediave amerikane për ngjarjen tragjike, ku Donike Gocaj humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në New York. Krahas fotos së saj, këngëtarja shkruan: “Rest in peace, my angel” dhe “Gonna miss you forever”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në New York, ku 56-vjeçarja shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.
Sipas raportimeve, Donike Gocaj kishte parkuar automjetin e saj tip “Mercedes-Benz SUV” pranë pusetës dhe sapo kishte dalë nga makina, ra në të. Ajo u nxor nga zjarrfikësit dhe u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.
Kompania e shërbimeve publike “Con Edison” deklaroi se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta para incidentit nga një kamion i rëndë që kishte kaluar në atë zonë.