Screenshot
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtime, ku një fëmijë rreth 3 vjeç ka humbur jetën.
Sipas informacionit të publikuar, Policia ka bërë të ditur se fëmija është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes, në një kohë kur familjarët po përgatisnin ushqim në grill.
Sipas të dhënave paraprake, në një moment fëmija dyshohet se ka marrë një copë mishi, e cila i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Pavarësisht dërgimit në qendrën emergjente, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.