Screenshot
Benita Zena ka reaguar pas komenteve të shumta që mori për veshjen e zgjedhur në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” u shfaq me një fustan në nuancë të kaltër shumë të hapur, i cili në disa fotografi dhe video krijonte përshtypjen e ngjyrës së bardhë.
Kaq mjaftoi që në rrjet të nisnin kritikat, me komentues që e akuzuan se kishte thyer një nga rregullat e pashkruara të dasmave: të mos vishet e bardha për të mos konkurruar me nusen.
Pas reagimeve, Benita vendosi të sqarojë publikisht situatën, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe personave që e kanë kritikuar.
“Se kisha ditë deri para 2 dite që shumë njerëz kishin probleme me dallime të ngjyrave. Përndryshe në dasmën tem në të ardhmen e afërt s’ka kode të veshjes. Çikat kanë me u vesh qysh do që ndihen rehat. Se di aurën tem edhe vetëbesimin që e kam”, shkroi ajo.
Benita foli gjithashtu për një video që, sipas saj, po qarkullon në rrjet, duke pretenduar se situata të tilla krijohen nga persona që kërkojnë vëmendje.
“Sa për videon që po qarkullon në rrjet, ato skandale bëhen nga personat që dojnë famë, dojnë me u bo interesant dhe dojnë ta prishin dasmën e motrës së vet. Përndryshe respekte, unë e kam shiju dasmën deri në fund dhe flm Kushtrimit për ftesën”, vijoi ajo.
Në fund, Benita e bëri të qartë se zgjedhjet e saj të veshjes nuk do të diktohen nga komentet e të tjerëve.
“Edhe diçka, Benkki i ka rregullat e veta edhe unë vendosi çka me vesh në çfarëdo eventi. Po edhe zi me vesh kishit gjet diçka, se ylli shkëlqen pa marrë parasysh çfarë ngjyre ka”, përfundoi ajo.
