Screenshot
Gerta Shino ka vijuar me publikimin e emrave dhe pretendimeve të forta lidhur me incidentin në Zvërnec, ku një protestues u dhunua dhe u tërhoq zvarrë gjatë protestës kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë.
Në InstaStory-n e fundit, ajo ka publikuar një tjetër video nga momentet e tensionit, ku këtë herë përmend me emër Dorian Dushajn. Sipas Gertës, ai është personi që “e ka marrë i pari burrin nga turma e njerëzve” dhe më pas “e ka çuar tek kolegët e tij për ta dhunuar dhe mbajtur peng”.

Postimi i saj vjen pas një serie publikimesh ku influencerja ka ndarë foto, video, dokumente dhe emra të personave që, sipas pretendimeve të saj dhe mesazheve të ndjekësve, kanë qenë të përfshirë në incidentin që tronditi rrjetin.
Pamjet e protestës në Zvërnec kanë shkaktuar reagime të shumta publike, sidomos pas videos ku protestuesi shihej duke u tërhequr zvarrë nga persona të veshur me të zeza. Për ngjarjen, policia ka njoftuar më herët se dy punonjës të sigurisë private janë proceduar penalisht, ndërsa një prej tyre është arrestuar.