Një postim i publikuar në rrjetet sociale nga qytetarja Tea Avdiu ka ngritur reagime dhe debat online, pasi në screenshot-et e ndara prej saj shfaqet një bisedë private që pretendohet se është me gazetarin Bledi Mane.
Në mesazhet e publikuara, personi që pretendohet të jetë gazetari përdor tone fyese dhe provokuese gjatë komunikimit, ndërsa në një moment shkruan edhe: “19 cm e kam sa për dijeni”, mesazh që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
Tea Avdiu e ka shoqëruar publikimin me ironinë: “Çështje me interes të lartë kombëtar. Mund ta shpërndani nëse dëshironi.”

Deri tani nuk ka një reagim publik nga Bledi Mane lidhur me screenshot-et që po qarkullojnë në rrjet dhe autenticitetin e bisedës së publikuar.